Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Scott: Politika e SHBA-së ndaj Kosovës nuk është e re

Ambasadori i SHBA-së në Serbi Kyle Scott, ka deklaruar sot se është i vetëdijshëm se Kosova është çështje e ndjeshme, porse politika e SHBA-së nuk është risi, transmeton Koha.net.

“Fokusi duhet të mbetet në kërkimin e zgjidhjes gjithëpërfshirëse dhe dy palët e kanë përkrahjen tonë të plotë, por politika e SHBA-së lidhur me Kosovën nuk është risi”, ka shkruar Scott në Twitter.

Këtë e ka bërë pas reagimeve të zyrtarëve serbë ndaj deklaratës së tij se Kosova është shtet sovran dhe jo i ashtuquajtur shtet siç e quajnë mediat dhe funksionarë të Serbisë.

Artikuj të ngjashëm