Ambasadori i SHBA-së në Serbi Kyle Scott ka thënë sot se përkrah përpjekjet e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, transmeton Koha.net.
“Dua ta inkurajoj në këtë, ashtu edhe liderët e Kosovës, që të arrijnë te zgjidhja. Pozicioni ynë është që t’i japim hapësirë sa të mundemi dhe më së miri është që zgjidhja të vijë nga ky rajon. Nuk mund t’iu themi ne se çfarë do të jetë zgjidhja. Marrëveshja duhet të arrihet këtu, sepse vetëm kështu do të jetë afatgjate dhe do t’i kontribuojë stabilitetit. Pra, marrëveshja duhet të jetë nga liderët e këtij rajoni”, citon “blic“ i Beogradit të ketë thënë Scott.
Ai ka shtuar se SHBA nuk ka asgjë kundër që Serbia t’i zhvillojë marrëdhëniet e veta me Rusinë e Kinën, porse dëshiron marrëdhënie të mira edhe me Amerikën.
-
Vuçiqi thotë se përkrahja për SHBA-në në Serbi është rritur gjatë mandatit të Trumpit
-
Ambasadori amerikan në NATO i qartë me Vuçiqin: Siguria juaj varet nga zgjedhja e partnerëve të duhur
-
Vuçiqi paralajmëron “luftë” kundër njohjeve të Kosovës
-
Kurti: Në një rajon ku ndikimi rus shfrytëzon përçarjet, Kosova qëndron fort me SHBA-në
-
Rubio e Vuçiqi bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi