Dialogu i Beogradit dhe i Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve duhet të vazhdojë edhe përkundër shokut që ka shkaktuar vrasja e liderit të Iniciativës Qytetare Liria, Demokracia, Drejtësia, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar ambasadori i SHBA-së në Serbi Kyle Scott, transmeton Koha.net.
"Dialogu i Brukselit duhet të vazhdojë dhe të ecën përpara”, ka thënë Scott në Beograd.
Ai e ka quajtur të drejtë vizitën e kryetrarit serb në Kosovë Aleksandar Vuçiq pas vrasjes së Ivanoviqit, përcjell n1. ndërsa ka shtuar se Beogradi e Prishtina po bashkëpunojnë për të zbardhur rastin.
"Paqja e stabiliteti i rajonit varen edhe nga Prishtina e edhe nga Beograd", ka thënë Scott.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasadori amerikan: BE-ja duhet të vazhdojë të udhëheqë dialogun Prishtinë-Beograd
-
Scott: As Kosova e as Serbia nuk përfitojnë nga ngecja në dialog
-
Scott: Kosova ta heqë taksën ndaj Serbisë dhe BE-ja vazhdon ta udhëheqë dialogun
-
Scott: As Serbia, as Kosova nuk do të marrin atë që dëshirojnë pa marrëveshje për normalizim
-
Sipas Gjuriqit, Beogradi gjithnjë e më i bindur se Prishtina e ka vrarë Oliver Ivanoviqin