Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, vlerësoi sot se inicimi i dialogut të brendshëm është hap i shkëlqyeshëm, pasi që është me rëndësi që të gjitha segmentet e shoqërisë të reflektojnë mendimet e tyre për çështjet më të rëndësishme.
Scott në deklarimin për media, tha se është shumë e rëndësishme që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar fillimin e dialogut të brendshëm në të cilin shoqëria civile do të ketë rol të rëndësishëm.
Ai nuk ka dashur të komentojë epilogun dhe as përmbajtjen e dialogut të brendshëm, duke thënë se si ambasador nuk mund të flasë për çështje të brendshme, por me durim do të presë rezultatet e tij, shkruan kp.
“Është me rëndësi që në këtë dialog të përfshihen të gjithë. Të gjitha segmentet e shoqërisë duhet të deklarohen për problemet më të rëndësishme të vendit, dhe këtu politika e jashtme dhe marrëdhëniet me Kosovën janë shumë të rëndësishme”, ka sqaruar Scott.
Ai po ashtu ka refuzuar të komentojë vendimin e Listës Serbe që të marrë pjesë në Qeverinë e Kosovës, duke thënë se ai nuk është ambasador në Kosovë.
-
Scott: Situata në procesin e dialogut Kosovë-Serbi aktualisht është shumë komplekse
-
Ambasadori amerikan: BE-ja duhet të vazhdojë të udhëheqë dialogun Prishtinë-Beograd
-
Ambasadori Scott: Nuk është e nevojshme përfshirja amerikane në dialogun Kosovë-Serbi
-
Ambasadori amerikan në Serbi thotë se s’ka arsye që dialogu Kosovë-Serbi të ketë krizë
-
Scott: SHBA kërkon që Kosova ta mbetet e përkushtuar ndaj Speciales