Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka konfirmuar se Kosovës dhe Serbisë, i është dorëzuar versioni i fundit i propozimit të ri për një marrëveshje gjithpërfshirëse.
Ai ka thënë se janë angazhuar që të bëhet edhe një “përparim”.
“Sa i përket pyetjes së propozimeve për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është e vërtetë që i kemi zhvilluar. Gjermania është angazhuar intensivisht me Komisionin dhe Francën, që është një herë të organizohet një përparim. Për këtë nuk është befasi që qëndrojmë prapa propozimeve, që janë dakorduar ngushtë dhe janë zhvilluar”, tha Scholz në konferencë për media pas Samitit BE-Ballkan Perëndimor të organizuar në Tiranë.
Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, Scholz ka thënë se është me rëndësi që të ndodhë dhe është perspektivë e mirë.
-
Scholz në samitin e Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
-
Scholz i shkruan kryeministrit serb: Ju mbështesim derisa e vazhdoni normalizimin me Kosovën
-
Scholz: Përshkallëzimi i situatës tregon që Kosova e Serbia duhet t’i zbatojnë marrëveshjet
-
Scholz: Kosova e Serbia ta shtensionojnë situatën
-
Kancelari gjerman do integrim të shteteve të rajonit dhe normalizim të raporteve Kosovë-Serbi