Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë-Hercegovinën, Christian Schmidt, në Forumin Strategjik të Bledit, ka përmendur problemin e ikjes së të rinjve nga Ballkani Perëndimor.
Ai ka thënë se nëse rajoni pret shumë më tepër për integrim në BE atëherë të rinjtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të largohen. Ai ka marrë shembull edhe largimin e mjekëve nga Kosova.
“Të rinjtë do të largohen nga rajoni nëse presim edhe më shumë vjet. Ky është ai zotimi vendimtar çfarë po bëjmë ne për të mbajtur të rinjtë në vendet tona. Nga Kosova, siç kam lexuar, çdo të dytën ditë, një kirurg, një mjek e katër infermierë, zhvendosen në Gjermani. Është statistikisht. Është e mrekullueshme për Gjermaninë, për nevojat e veta e për fuqinë punëtore, por shkatërrimtare për rajonin”, ka thënë Schmidt.
E zëvendësministrja e Shqipërisë për Evropë dhe çështje të Jashtme, Megi Fino, ka thënë se deklaratat e presidentit të Këshillit të BE-së, Charles Michel, japin një motivim shtesë.
Por, ajo ka thënë se duhet pasur edhe afate e orare të përcaktuara, e jo vetëm një datë përfundimtare, vitin 2030.
Po ashtu ka thënë se BE-ja duhet ndihmojë shtetet në këtë rrugë.
-
Palokaj: Zhvillimet në Bosnjë-Hercegovinë dominuan takimin e ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
-
Ikja e fuqisë punëtore
-
Gjysma e mjekëve të rinj në Shqipëri duan të largohen nga shteti
-
Drojë se heqja e vizave mund të ndikojë në rritjen e largimit të mjekëve nga Kosova
-
Infermierët më të interesuarit për t’u larguar nga Kosova në Gjermani