Sindikata e Bashkimit të Arsimit Shkencës dhe Kulturës të hënën do të mbajë takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal, te selia e saj.
Takimi do të nisë nga ora 10:00, është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
Në takim do të bisedohet për gjendjen aktuale në arsim dhe problemet lidhur me fillimin e vitit shkollor.
“Në këtë takim do të bashkëbisedohet për gjendjen aktuale në arsim, për problemet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, për vendimin skandaloz të MASHTI-it për tekstet shkollore e për shumë çështje të tjera”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.
Artikuj të ngjashëm
-
SBASHK: Vonesat në formimin e qeverisë po e dëmtojnë procesin arsimor
-
SBASHK-u s’i përjashton protestat e grevat në shtator, e kritikon Qeverinë për mungesë dialogu
-
SBASHK-u paralajmëron grevë
-
SBASHK-u paralajmëron se shtatori mund të nisë me grevë të përgjithshme
-
SBASHK-u e kërcënon Qeverinë me grevë në arsim