Më 14 shkurt, në orën e parë të mësimit në shkollat e vendit do të ketë vetëm mësues e jo edhe nxënës.
Ky është veprimi i parë sindikal i SBASHK-ut, që ka përkrahjen e shumicës së anëtarëve, raporton KTV.
Pas autorizimit nga anëtarët, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka treguar se cilat janë veprimet e propozuara.
Këshilli drejtues ka miratuar propozimet e Jasharit, që ka paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve në rast të mospërgjigjes nga ana e qeverisë.
Arsyeja kryesore për këto veprime, është mos-përmbushja e pikave të memorandumit që e kishin nënshkruar me koalicionin PAN, më 5 qershor, me theks në ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit në vitet 90.
ligj, sipas memorandumit, do të duhej të procedohej në Kuvend brenda vitit 2017, ndërsa Jasharaj.
Edhe
Jasharaj: Mos i dërgoni fëmijët në shkollë të enjten, prindërit të kenë konsideratë
Lidhur me këtë vendim të SBASHK-ut, KTV-ja ka provuar të marrë qëndrime nga Ministria e Arsimit si dhe nga Qeveria, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Përpos projektligjit për punëtorët e viteve ‘90, me memorandumi parasheh edhe zbatimin e plotë të kontratës së prillit 2017 dhe ndryshime në Ligjin e Punës përkitazi me kërkesat e SBASHK-ut.