SBASHK-u ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, lidhur me ligjin e viteve ’90, duke thënë se ata janë meritorë për inicimin e këtij ligji dhe jo kreu i MASHT-it.
SBASHK-u ka kritikuar qasjen e ministrit, e që sipas sindikatës përpiqet t’i marrë të gjitha meritat për vete, duke thënë se për pesë vjet kishte insistuar se të punohet projektligji për vitet ‘90 dhe pastaj i njëjti të kthehet në ligj, raporton Koha.net.
Nga sot fillon aplikimi për “shpërblimin” e mësimdhënësve të viteve të ‘90-ta
SBASHK-u thotë se Bytyqi, që tani mundohet t’i vë vetes dekorata për Ligjin, ndonëse gjatë gjithë kohës bëri fare pak apo asgjë lidhur me këtë.
Përfaqësues të SBASHK-ut thonë se kanë respekt për kryeministrin në detyrë Haradinaj, që sipas tyre, premtimet për këtë ligj i ktheu në realitet, me gjithë kundërshtimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë e vendorë.
-
SBASHK-u akuzon ministrin e Arsimit për neglizhim të kërkesave
-
Jasharaj: Ministri shkeli premtimin për mësimdhënësit e sëmurë rëndë
-
Nga sot fillon aplikimi për “shpërblimin” e mësimdhënësve të viteve të ‘90-ta
-
Në dëgjim publik udhëzimet e Ligjit që njeh statusin e punëtorëve të arsimit të viteve ’90
-
SBASHK-u do të apelojë vendimin e Themelores për kompensim të orëve, e konteston si të pabazuar në ligj