Rexhep Sadiku, nënkryetar i SBASHK-ut ka thënë se ende nuk kanë një përgjigje ndaj deklaratës së ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyçi, për vlerësimin e mësimdhënëseve.
“Ne kemi qenë dhe jemi kundër testit klasik. Ndërsa sa i përket matjes së performacës ka forma të ndryshme të cilat mund të përdoren”, ka thënë Sadiku në “Express” të KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tash për tash nuk kemi përgjigje, por varësisht prej formës që do të përgatitet ai vlerësim do t’i përgjigjemi. Ne pranojmë një vlerësim që do të ishte i pranueshëm edhe për opinionin arsimdashës dhe për vlerën e mësimdhënësit”, ka thënë më tej ai.
Dje, ministri Bytyçi paralajmëroi vlerësim për të gjithë mësimdhënësit, e këtë do ta bëjnë për të identifikuar nevojën për trajnim të mësimdhënësve. I pari i kësaj ministrie, Shyqiri Bytyqi, thotë se këtë vlerësim të mësimdhënësve nuk do ta bëjnë formalisht, por do ta bëjnë në mënyrë profesionale.
“Fjala test pak është e rëndë dhe po ka reagime të ndryshme nga mësimdhënës të ndryshëm, por vlerësim do të ketë. Pak a shumë do të jetë identifikimi i nevojave për trajnim, pra nuk do ta quaj ndoshta testim sepse testimi ndoshta mund të kuptohet duhet të kalojë dikush apo nuk duhet të kalojë nga ai testim. E jona është që t’i vlerësojmë, t’i identifikojmë nevojat shtesë për t’i trajnuar mësimdhënësit, këtë do ta bëjmë patjetër. Normalisht, nuk do të bëjmë gjëra formale sa për t’i identifikuar cilat janë nevojat shtesë për trajnim, do ta bëjmë trajnimin në mënyrë profesionale që ekziston dhe pastaj normalisht që do të jetë edhe një vlerësim”, tha ministri i Arsimit për KP.
Nga ana tjetër, Sadiku ka argumentuar pse mësimdhënësve në Kosovë duhet ngritur paga. Ka thënë se nuk kanë pasur rritje të pagave në 4 vitet e fundit, ndërsa nga ana tjetër është bërë ngritja e çmimeve në treg. Ai ka ripërsëritur se nuk do t’i kënaqte rritja prej vetëm 4 për qind e pagave.
Sadiku është pyetur edhe për dhunën e mësimdhënësve ndaj nxënësve.
“Mendoj se mediat po e ekzagjerojnë. Më shumë kemi të dhunuar mësimdhënës, sepse dhuna nuk është vetëm fizike. Kemi edhe pjesën reale kur mësimdhënësi fyhet në korridor e në klasë. Tani kemi një gjendje kaotike, nga një liberalizim i tepruar i nxënësit, efektet psikologjike të së cilës duhet hulumtuar|, ka thënë ai, përcjell Koha.net.