Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) po e quan të jashtëligjshëm vendimin e ministrit, Shyqiri Bytyqi për zëvendësimin e orëve mësimore të humbura gjatë grevës në arsim.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar për “Kohën Ditore” se ministri nuk i ka konsultuar fare për këtë vendim dhe se sindikata nuk e pranon një vendim të tillë.
Ai ka paralajmëruar se të shtunën do të thërrasin mbledhje urgjente të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut ku do të merret vendim përfundimtar për këtë çështje.
“Ministri e ka nxjerrë këtë vendim pa u konsultuar me neve e që nuk është e drejtë. Vendimi është në kundërshtim me ligjin për grevat i cili nuk obligon që të zëvendësohen ditët e humbura në grevë. Prandaj ne jemi duke u angazhuar që këtë vendim ta dërgojmë në gjykatë”, ka theksuar Jasharaj.
Sipas vendimit që e ka marrë një ditë më parë, ministri Shyqiri Bytyqi për 15 ditët e humbura gjatë grevës në arsim, 5 ditë do të zëvendësohen nga pushimi pranveror në muajin prill, 5 ditë të shtuna do të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019 si dhe 5 ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.
-
Jasharaj: Do ta padisim këdo që bën presion për zëvendësimin e orëve
-
SBASHK-u sot do ta padisë ministrin Bytyqi për vendimin për kompensim të orëve të humbura
-
SBASHK-u kundërshton vendimin e MASHT-it për kompensimin e orëve
-
Jasharaj thotë se mësimdhënësit s’do ta respektojnë vendimin për zëvendësim orësh
-
Apeli miraton ankesën e SBASHK-ut për kompensimin e orëve të humbura