Mungesa e politikave kulturore, vendimmarrja për interesa politike, mospërfshirja e të gjitha palëve në projektime e pamundësia që kultura të trajtohet si shtyllë e zhvillimit njerëzor, janë disa prej problemeve me të cilat përballet kultura.
Këtë konstatim e ka dhënë Vullnet Sanaja, pjesëtar i Rrjetit të Organizatave Kulturore në Pejë, themelues e drejtor i festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar “Anibar”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sanaja, i cili udhëheq me njërin prej festivaleve më të rëndësishëm në rajon e edhe më gjerë, në një intervistë për “Kohën Ditore” ka dhënë pikëpamjet e tij për dështimet e shtetit në raport me projektet kapitale në kulturë.
Sipas Sanajës, pos që kultura nuk është prioritet, edhe kur ndërmerret diçka për këtë fushë nuk bëhet hatri i kulturës. Mungesa e një hulumtimi paraprak e gjithëpërfshirja e palëve, sipas tij, kanë bërë që të dështojnë projektet.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)