Arbëri

Salihu: Humbjet në arbitrazh, për shkak të sundimit të dobët të ligjit në Kosovë

Arsyeja kryesore që Kosova humb miliona euro në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit është pasojë e sistemit të dobët të drejtësisë në Kosovë, ka thënë avokati Fisnik Salihu, në intervistën për KOHËN.

Salihu është i specializuar në të Drejtën Komerciale. Në intervistë ka folur për mungesën e përvojës së Kosovës në përfaqësimin në arbitrazh, por edhe mungesën e ekspertizave dhe kapaciteteve. Duke folur për raste të caktuara, ai ka treguar se ka pasur pajtueshmëri mes dy palëve që një kontratë ose marrëveshje të përfundojë në arbitrazh dhe jo në gjykata. Pyetja kryesore që shtrohet, sipas tij, është se si janë autorizuar që për marrëveshje të caktuara të shkohet në arbitrazh dhe jo në gjykatat vendore.

Salihu ka paralajmëruar të tjera procese gjyqësore nga të cilat rrezikohet humbja e të tjera parave të taksapaguesve. Ka thënë se diku edhe pesë raste kontestimore do të përfundojnë në arbitrazh.