OVL e UÇK-së në Pejë ka konfirmuar se i ftuari i radhës nga Specialja është ish-komandanti i Brigadës 136, Salih Lajçi.
Ai do të merret sot në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale, transmeton Koha.net.
“Komandanti i Brigadës 136, z. Salih Lajçi, do të merret sot në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Komandanti është invalid i luftës e gjithashtu vëlla i heroit Selman Lajçi. Kjo familje ka dhënë shumë për liri, e gjithashtu është një familje e shkolluar që kontribuuan edhe për ndërtimin e paqes dhe shtetit të Kosovës”, thuhet në konfirmimin e OVL-së. “Baca Salih, të gjithë veteranët e Pejës, Dukagjinit e Kosovës janë me ty”
Artikuj të ngjashëm
-
Specialja fton për intervistim edhe komandantin Nehat Basha
-
Ish-ushtari Petrit Bojaxhiu ftohet nga Specialja
-
Sot, vazhdon gjykimi ndaj Mustafës, për Shalën mbahet konferencë mbi ecurinë e çështjes
-
Ish-ushtari dhe kandidati i PDK-së për deputet, Nezir Çoçaj, ftohet nga Specialja
-
Ftohet nga specialja ish-gjenerali i UÇK-së, Alush Agushi