Producenti i A2 CNN, Blendi Salaj ka thënë në Express të KTV-së se shembja e objektit të Teatrit Kombëtar në Tiranë i ka habitur të gjithë, pikërisht shkaku i kohës kur është ndërmarrë ky veprim.
“Asnjëri nuk i di saktësisht të gjitha prapaskenat e kësaj historie. Mjegulli rreth këtij projekti i ka ligështuar njerëzit, i ka bërë që diçka nuk shkon. Është kërkuar më shumë transparencë. Me atë që ndodhi dje janë habitur edhe ata që ishin për një teatër të ri, por mënyra si ndodhi kjo ishte njëmend e çuditshme”, ka thënë ai.
Ai ka folur rreth kohës kur është shembur objekti, që ka ndodhur pas dy muajve e gjysmë, gjatë së cilave qytetarët në Shqipëri kanë respektuar masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Qeveria e dinte që duke çuar në prishjen e Teatrit, do të çonte në grumbull të njerëzve”, ka thënë ai, duke shtuar se grumbullimet janë të rrezikshme.
Salaj ka thënë se koha për teatrin në asnjë mënyrë nuk ka mundur të kategorizohej urgjente, pasi që shkaku i pandemisë janë anuluar shumë aktivitete. Ka shtuar se ka pasur shumë mjegull rreth kësaj çështjeje.
Edhe
Kryetari i Tiranës konfirmon se ndërtimi i vrazhdë i Teatrit Kombëtar përfundon më 2025
Salaj ka treguar se ky ka qenë projekt që është dashur të bëhet nga Kryeministri Rama prej shumë e shumë vitesh.
Ai po ashtu ka shprehur habinë pasi që në kohën kur Shqipëria “mendon t’i shkurtojë pensionet e njerëzve, të ndërtosh një teatër që mund të kushtojë 10 deri në 30 milionë euro, më duket gjithçka e çuditshme”.
Salaj ka thënë se nga Bashkia e Tiranës është premtuar që asnjë pëllëmbë nga territori i teatrit ekzistues nuk do të cënohet.
“Bëhet fjalë për pronat që janë ngjitur, të cilat kompania i synonte për vete. Janë prona aq të çmuara, saqë kompania synonte ta ndërtonte edhe teatrin shkaku i tyre”.
Salaj ka treguar se ka pasur reagime edhe nga bashkësia ndërkombëtare rreth mënyrës se si Qeveria Shqiptare dhe Bashkia Tiranës kanë vepruar.
Edhe
Projekti mbi 15-milionësh i Teatrit në Tiranë me gur themeltar e protesta
“Mënyra dhe koha kur është vepruar, mosrespektimi i një çështjeje në Gjykatën Kushtetuese, janë elemente bazë të një demokracie. Të gjithë u çmeritën nga kjo dhe njerëzit dukeshin të prerë në besë”, ka thënë ai.
Express IntervistaExpress Intervista
Posted by Express-KTV on Monday, May 18, 2020