Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sahatqija: Qeveria duhet fuqishëm t’i kundërshtojë “non-paper”-at

Teuta Sahatqija nga Lidhja Demokratike e Kosovë përmes një konferencë për media ka thënë se dialogu duhet të merret me përkushtim më të madh për sigurimin e paqes dhe sigurisë afatgjate në rajon.

Ajo ka thënë se LDK-ja do ta luaj rolin e saj në mënyrë që dialogu të përfundojë suksesshëm.

Sahatqija ka thënë se dialogu duhet të bazohet në parimin e transparencës dhe vendosjen e parimeve bazë.

“Në parim duhet të jetë ruajtja e kushtetutshmërisë, ruajta e sovranitetit e integritetit të Kosovës. Në të njëjtën kohë mendojmë që roli i SHBA-së duhet të fuqizohet në këtë proces”, ka thënë ajo.

Duke folur për ‘non-paper” ajo ka thënë se duhet fuqishëm të kundërshtohen dhe të njëjtat rrezikojnë shtetësinë e Kosovës.

“Njëri prej tyre flet për rikonfigurimin e Ballkanit dhe tjetri e kthen Kosovën në kohën para pavarësisë. Ne duhet fuqishëm ta kundërshtojmë dhe të mos lejohet që tezat aty të bëhen pjesë e negocimit. Duhet Kosova të ketë një rol sa më aktiv”, ka thënë ajo.

Edhe LDK: Kurti të dorëhiqet, pastaj zgjedhje Arbëri LDK: Kurti të dorëhiqet, pastaj zgjedhje

Sipas saj dialogu duhet të jetë me Kosovën e jo për Kosovën. Sahatqija ka thënë se Kosova ka bërë kompromise të dhimbshme për të fituar pavarësinë e saj.

Ajo ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet gjithmonë të informojë para se të shkojë në dialog.

Sipas saj duhet të bëhen parimet bazë të dialogut.