Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sadriu: Të gjitha xhamitë në Kosovë sot ishin të mbyllura

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu, tha se sot në Festën e Kurban Bajramit, të gjitha xhamitë në Kosovë kanë qenë të mbyllura.

“Sipas informatave, është respektuar thirrja në gjithë Kosovën. Sot të gjitha xhamitë ishin të mbyllura, s’kemi pasur aktivitete. Kemi pas vetëm një aktivitet që janë shpërndarë disa dhurata”, tha Sadriu në Interaktiv.

Sadriu, tha se pasojat vijnë kur nuk respektohen masat.

“Ka pasur pakujdesi nga popullata në përgjithësi”, tha Sadriu.