53 mijë e 338 votues janë larguar deri tash nga lista votuese për zgjedhjet e 11 qershorit, raporton KTV.
Numri është për 26 mijë e 134 persona më shumë sesa KQZ-ja kishte arritur t’i largonte nga lista në zgjedhjet e fundit.
Nga lista është larguar edhe një numër i konsiderueshëm i atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, gjithsej 19 mijë e 796.
Pastrimi i listave ka qenë problem i vazhdueshëm në zgjedhjet në Kosovë.
Parti të ndryshme kanë shfrytëzuar emrat e atyre që kanë vdekur e janë gjendur në lista, duke votuar në emër të tyre.
Edhe
Më shumë votues se banorë në Kosovë
Në këtë vit pritet që të votojnë edhe shumë votues të rinj ose 118 mijë e 313 persona. Që dikush të largohet nga lista votuese, familja duhet që gjithsesi t’i raportojë në institucione familjarët e vdekur.
Lista preliminare e votuesve është 1 milion e 885 mijë e 147 votues. Ajo do të certifikohet nga KQZ-ja më 1 qershor.