Sonte në “Puls” u diskutua për problemet sociale dhe problemet brenda Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Skënder Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se janë mbi 121 mijë qytetarë janë në listat që paguhen për pensionet bazike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kurse numri i pensionistëve kontribut pagues është 43 mijë, që në total i bien rreth 170 mijë pensionistë kontribut-pagues dhe të moshës janë përfitues të pensioneve”, ka thënë Reçica.
Ministri ka treguar se nga 407 milionë euro sa i ka buxhet kjo Ministri, mbi 395 milionë euro harxhohen për skema sociale dhe pensionale.
“Pra kjo është shqetësuese për mua sepse mbi 96% e buxhetit harxhohet në skema për ndihma dhe pensione”, ka thënë Reçica përcjell Koha.net. “Vetëm në asistencë sociale i kemi 25 mijë familje me 105 mijë qytetarë”.