Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka përgatitur Llogaritë Qeveritare të Kosovës për vitin 2016. Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe, transmeton Koha.net.
Të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2016 ishin 1 779.3 milionë euro. Në krahasim me vitin paraprak ishte një rritje prej 4.3% të të hyrave. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 69% të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura, pasuri, etj., 13%. Ndërsa, pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Në vitin 2016, totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme ishte 1 764.7 milionë euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë pagat dhe mëditjet, me pjesëmarrje prej 31%; kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje prej 23%; formimi i bruto kapitalit fiks, me pjesëmarrje prej 22%; konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 10%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.
-
Qeveria më 2022 shpenzoi 1.4 milionë euro më shumë se sa arkëtoi
-
ASK: Rriten të hyrat e qeverisë, rriten edhe shpenzimet
-
Gjatë tre mujorit të dytë, Qeveria shpenzoi mbi 534 milionë euro
-
Tatimet në produkte vjet përbënin 64% të të hyrave të Qeverisë së Kosovës
-
Shuma e përgjithshme e shpenzimeve të Qeverisë së Kosovës është mbi 500 milionë euro