Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sa miliona euro kanë shpenzuar partitë politike për zgjedhjet e qershorit

Miliona euro kanë shpenzuar partitë politike për fushatën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, raporton KTV .

Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka shpenzuar 1 milion e 717 mijë e 155 euro. Koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa ka shpenzuar 1 milion e 94 mijë e 76 euro.“Vetëvendosje” ka shpenzuar 359 mijë e 229 euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në total, partitë politike kanë shpenzuar 3 milionë e 171 mijë e 160 euro për zgjedhjet e 11 qershorit.

Shpenzimet e partive politike për zgjedhjet e 11 qershorit

PDK-AAK-Nisma 1, 717,155 euro

LDK-AKR-Alternativa 1, 094, 076 euro

Vetëvendosje 359, 229 euro

Edhe në tubimet zgjedhore, shpenzimet më të mëdha i ka bërë koalicioni PAN me 280 mijë euro, koalicioni LAA, me 171 mijë dhe “Vetëvendosje” me 44 mijë euro. Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, mbi kufizimet e shpenzimeve të fushatës, koalicioni PAN dhe LAA, del se kanë shkelur këtë ligj, pasi shuma e kufizuar e shpenzimeve të subjekteve politike është 942 mijë e 573 euro.