10 ditë para se të bëhen 6 muaj qëkur serbët kanë nisur bojkotin e institucioneve të Kosovës, ata kanë vendosur të kthehen në Kuvend.
Kështu kanë shpëtuar mandatet e tyre dhe nuk kanë humbur vendet në Kuvend, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Rregullores së Punës së Kuvendit, deputeti e humb mandatin nëse në periudhën gjashtëmujore nuk merr pjesë në asnjë mbledhje të Kuvendit.
Por, sikur deputetët, ashtu edhe ministrat e Listës Serbe kanë vazhduar të shfrytëzojnë të gjitha benificionet nga buxheti i Kosovës.
Vetëm ish-ministri Ljubomir Mariq, për dy muaj sa ka qëndruar në pozitën e tij të ngrirë, u ka kushtuar taksapaguesve të Kosovës 12 mijë e 277 euro.
Komplet kabineti i Mariqit prej 6 këshilltarësh dhe 2 vozitës ka shpenzuar 17 mijë e 430 euro nga buxheti i Kosovës.
Këto të dhëna, KTV-ja i ka siguruar pas një kërkese për qasje në dokumente zyrtare të MAPL-së.
Sa i kushtoi buxhetit bojkoti i Listës Serbe by kohanet