Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

S'përfillen rregullat - pritje të gjata për t’i marrë pensionet e ndihmat sociale sot

Thirrjeve për t’i shmangur pritjet, tubimet e distancat duket se sot qytetarët nuk iu bindën.

Sot, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, atyre që përfitojnë iu transferuan ndihmat sociale e pensionet.

Njoftimin e kishte bërë ditë më parë kryeministri Albin Kurti, duke theksuar se ato dalin 10 ditë para kohe dhe atë për dy muaj.

Sipas tij, pagesa e muajit të dytë nuk do të hyjë në përllogaritjet e muajve në vijim, që do të thotë, u falet përfituesve.

KOHA ka realizuar një video në një pikë bankare ku shihet rendi i gjatë i pritjeve për t’i marrë ndihmat sociale, e mbi të gjitha, disa prej tyre as s'i janë përfillur thirrjeve për distancë.