Sankt Peterburg, 7 qershor - Rusia po përgatit një, siç e ka quajtur ajo, Deklaratë parimore për mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me çështjen e Misionit të KB në Kosovë (UNMIK-un, sqarim ynë). Kështu ka paralajmëruar sot shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov,bën të ditur FoNet, transmeton Koha.net.
sipas këtij burimi, këtë ia ka bërë të ditur ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiqit në margjinat e Forumit Ndërkombëtar Ekonomik, që po mbahet në Sankt Peterburg.
"Do të mbahet seanca. Po përgatisim Deklaratë Parimore", citohet Lavrov.
Mbledhja e ardhshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është paraparë të mbahet të hënën (më 1) qershor), në New York.
Daçiq ka konfirmuar se nesër do të udhëtojë për në New York, për të marrë pjesë në këtë mbledhje.
Më herët përfaqësuesi i Ministrisë ruse të Jashtme, Petar Iliçev kishte paralajmëruar nga Moska se e ka ndërmend që "në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të shtrojë çështjen e sulmit ndaj përfaqësuesit rus të Kombeve të Bashkuara në Kosovë", transmeton Koha.net.
-
Këshilli i Sigurimit mund të kërkojë rishikim strategjik të misionit të UNMIK-ut
-
Rusia kërkon sërish debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë
-
S’kalon propozimi i Rusisë për seancë të jashtëzakonshme për Kosovën në KS të OKB-së
-
Sot në KS të OKB-së diskutohet për Kosovën me kërkesë të Serbisë
-
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban seancë për Kosovën të enjten