Serbia ka pasur vazhdimisht mbështetjen e fuqishme të Rusisë për të mos e njohur Kosovën pavarësisht presionit të madh perëndimor, sidomos atij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me njohje reciproke.
“Çfarë ka bërë Rusia në Ukrainë, i jep Kosovë fuqi që të vazhdojë të kërkojë njohjen e saj. Njëherësh, Serbia më nuk mund të llogarisë në mbështetjen e Rusisë për mbështetur mohimin serb të sovranitetit të Kosovës”, shkruajnë Alice Taylor dhe Zeljko Trkaniec në “euroactiv.com” në analizën për ndikimin e pushtimit rus në rrjedhat politike në mesin e shteteve të Ballkanit, sidomos në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Nëse Moskës do t’i shkonte mendja të mbështeste Beogradin në këtë situatë, do të ishte subjekt i përqeshjes së menjëhershme” dhe se do të kosniderohej një shtyllë diplomatike mbi të cilën nuk mund të mbështetesh, shkruajnë autorët.
- Kosova duhet të vazhdojë ta mbështetë Ukrainën pa rezervë
- Shënimi i Ditës Kombëtare të Ukrainës dhe 18-mujorit të sulmit në shkallë të plotë nga Rusia
-
Qasja e butë e Perëndimit ndaj Vuçiqit po e destabilizon Ballkanin
-
Ukraina po shqyrton njohjen e Kosovës
- Si (nuk) e shpëtoi Ukraina Ballkanin Perëndimor