Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zakharova, e cila po qëndron për një vizitë në Beograd, ka thënë se Moska “nuk heq dorë nga qëndrimi i saj parimor për Kosovën”, transmeton Koha.net
”Qëndrimi i Rusisë për çështjen e Kosovës është parimor dhe i bazuar në të drejtën ndërkombëtare, në respektimin e sovranitetit të Serbisë dhe sistemit të asaj të brendshëm”, citon “novosti” të ketë thënë ajo.
“Ne nuk heqim nga ky qëndrim parimor”, ka thënë ajo.
Në pyetjen se cili është qëndrimi i Rusisë për ndarjen, Zakharova është përgjigjur me kundër pyetje:
"Ju nuk do të keni problem me këtë?"
Edhe
Palokaj: Kosova ka përvoja se edhe kur ka pasur të drejtë, është përballur me pasoja për veprimet e bëra
Ajo ka shtuar se Rusia “do të sillet me respekt sipas vendimit të popullit serb”, duke u pyetur edhe një herë “nëse Serbia do të ketë problem me ndarjen”.
Sipas Zakharias, Kosova është problem ndërkombëtar dhe jo vetëm i Serbisë.
-
BE-ja e shqetësuar për dekretin e Haxhiut për dorëheqjet e personelit gjyqësor serbë
-
Rusia thotë se është e hapur për dialog me Evropën, por refuzon ultimatumet
-
Konjufca në Këshill të Sigurimit: Serbia të përballet me realitetin, ta njohë Kosovën
-
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë për në Kosovë