Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rukiqi për unionin doganor: Ekonomisë i duhet pragmatizëm, e jo parulla politike

Berat Rukiqi, nga Oda Ekonomike e Kosovës, ka komentuar në “Express Intervistën” e KTV-së, idenë për union doganor mes Kosovës e Shqiprisë.

Ai ka thënë se më shumë se sa për parulla politike e patriotike, ekonomia ka nevojë për vendime konkrete e pragmatizëm. Ka folur për barrierat që, siç ka thënë ai, më të mëdha janë për bizneset e Kosovës nga ana e Shqipërisë se sa anasjelltas.

“Jemi në një situatë kur në vend që të fokusohemi që t’i eliminojmë barrierat e vogla, ne merremi me një iniciativë madhore. Nuk mund të kalojmë në union doganor pa marrëveshje bilaterale. Praktika e kaluara na ka treguar se kur dalim me këso parulla politike, kemi dështuar”, ka thënë Rukiqi.

Ai ka thënë se “me shumë pompozitet janë dhënë shumë deklarata, por ekonomia kërkon shumë më shumë pragmatizëm e për vendime konkrete, e jo pompozitet”.

“Shqipëria është zotuar se do të reflektojë për taksën në raport me Kosovën”

Edhe Rukiqi: Qeveria i ka ftuar vetëm disa biznese për konsulta për marrëveshjet me Shqipërinë Arbëri Rukiqi: Qeveria i ka ftuar vetëm disa biznese për konsulta për marrëveshjet me Shqipërinë

“Nëse e kishim analizuar nga këndvështrimi se si do duhej të ishin relacionet e Kosovës me Shqipërinë, sot nuk do të flisnim për barriera. Por ne jemi dëshmitarë i këtyre barrierave, e këtë e shohim në matriksën e barrierave që e vlerëson edhe CEFTA”, ka thënë Rukiqi, teksa ka sqaruar tutje se nuk bëhet fjalë për barriera tarifore, por ka shumë barriera jotarifore, e këso sidomos nga ana e Shqipërisë për bizneset nga Kosova.

Ai ka thënë se “nuk e di nëse në pesë vitet e fundit ka ndonjë biznes nga Shqipëria që është ankuar për ndonjë barrierë, derisa bizneset e Kosovës janë penguar disa herë”.

“Nuk e kam kuptuar në shumë raste këtë, sepse nuk është se Kosova mund t’i bëjë shumë konkurrencë Shqiprisë, sepse ata edhe janë treg më i madh edhe kanë fuqi më të mëdha konsumi”, ka thënë ai.

Rukiqi ka thënë se nuk sheh që të ketë barriera të tilla edhe me Maqedoninë.

“Nuk po dua të them se ka diçka tendencioze këtu”, ka thënë ai.

Rukiqi ka folur edhe për çështjen e përfolur kohëve të fundit, atë të dominimit të bizneseve serbe në panairin në Kosovë.

Edhe Rukiqi: Qeveria po heziton ta pranojë krizën ekonomike në Kosovë Arbëri Rukiqi: Qeveria po heziton ta pranojë krizën ekonomike në Kosovë

“Ajo pjesëmarrje ishte reflektim i fuqisë së saj ekonomike në rajon. E njëjta ka ndodh edhe në Bosnjë. A po e arsyetoj prezencën?. Jo. Por ajo prezencë është dëshmi e fuqisë ekonomike të shteteve”, ka thënë ai, teksa është ankuar se ka munguar përkrahja për ndërmarrjet e Shqipërisë që të paraqiten në këtë panair.

“Edhe ne kemi reflektuar mbi këtë dhe Panairet tjera do të jenë me prezencë më të madhe të kompanive të Shqipërisë, nëse ato kanë interes që të marrin pjesë”, ka thënë ai.