Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rugovasit protestojnë kundër laurës, Ministria thotë se është pozitive e 7 sosh do t’i vë nëpër Kosovë

Një laurë pritet të vendoset nga Ministria e Mjedisit, në rrugën që çon në Grykë të Rugovës.

Megjithatë, një pjesë e saj e nisur javën e kaluar është demoluar nga qytetarët, përfshirë materialin ndërtimor.

Pronari i kompanisë që po ndërton laurën, i ka thënë “Kohës Ditore” se dëmi i shkaktuar është 3 deri në 5 mijë euro dhe se rastin e ka paraqitur në Policinë e Kosovës, raporton KTV.

Përveç laurës, brenda muajit pritet të vendoset edhe taksa për gjithë vizitorët.

Por, këtë po e kundërshtojnë banorët e komunës së Pejës, madje ata këtë të hënë edhe kanë protestuar në qendër të qytetit për rreth 30 minuta.

Ata janë shprehur të vendosur për vazhdimin e protestave.

Në këtë protestë është përmendur edhe çështja e demarkacionit, si dhe planifikimi për ndërtimin e hidrocentraleve.

Edhe Ministri Matoshi insiston se laura do të vendosen në parqe nacionale, përfshirë edhe atë në Rugovë Arbëri Ministri Matoshi insiston se laura do të vendosen në parqe nacionale, përfshirë edhe atë në Rugovë

Qytetarët kanë kërkuar edhe mbështetjen e kryetarit të komunës së Pejës, por aty nuk është parë asnjë zyrtar komunalë.

Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka thënë se laura është në të mirë të qytetarëve, si dhe ka bërë të ditur që do të vendosen gjithsej 7 të tilla brenda muajit në gjithë Kosovën.

Laura dhe një taksë e tillë tashmë ekziston në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.