Megjithëse është shtuar numri i banorëve në fshatrat e Rugovës edhe me hapjen e bizneseve të shumta hoteliere dhe gjithashtu është shumëfishuar numri i turistëve ditorë e disaditorë, në këtë trevë edhe pas 20 vjetëve në liri ende vazhdon të mos ketë mjekë, madje as mobilë, në asnjërin prej 14 fshatrave të kësaj treve malore.
Objektet e ambulancave ekzistuese në fshatrat Drelaj dhe Haxhaj, përveç mureve që ende qëndrojnë, janë pothuajse tërësisht të shkatërruara pa u përdorë. Të dy këto objekte shëndetësore janë rindërtuar pas luftës. Herën e fundit kur kanë dal mjekët në Rugovë ka qenë para gjashtë vitesh, kur për tre muaj është dërguar ekipi mobil mjekësor në Drelaj. Ndërsa kohë më të gjatë që kanë qëndruar mjekët në Rugovë ka qenë para 10 vjetësh, kur një ekip mjekësor ka qëndruar prej fillimit të majit e deri në fillim të tetorit të vitit 2009, shkruan sot Koha Ditore.
Vitet e tjera në vijim më në Rugovë nuk ka dalë asnjë mjek as gjatë sezonit të verës e as të dimrit, edhe pse ka vite që Rugova është e frekuentuar gjatë tërë vitit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)