Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

RTK: Thaçi thotë se do të dorëhiqej nëse Kuvendi s’e voton Ushtrinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se Ushtria e Kosovës do të bëhet në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Sipas tij, nuk ka kthim mbrapa.

“Askush nuk ka pse të befasohet. Ushtria e Kosovës do të bëhet në koordinim me faktorët relevantë ndërkombëtarë. Kanë qenë të konsultuar dhe të informuar për të gjithë procesin. Më herët janë informuar dhe konsultuar edhe partnerët e koalicionit dhe kryetari të Kuvendit”, ka thënë Thaçi për televizionin publik, në një intervistë që e plotë do të transmetohet sonte.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjithçka është ligjore. Presidenti ka të drejtë të ngrejë çështje. Si komandant suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës vlerësoj se kjo çështje duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Falënderoj veçanërisht Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin”, citohet të ketë thënë Thaçi.