Drejtuesit e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës janë ankuar në Komisionin parlamentar se buxheti prej 13 milionë eurosh nuk po i përmbush kërkesat programore e as teknologjike të këtij mediumi.
Por ky medium publik, edhe në këto rrethana, ka vazhduar të rrisë numrin e punëtorëve dhe të shpenzojë në blerjen e produksioneve të jashtme, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas Raportit të Punës së RTK-së, ky medium vitin 2018 e ka nisur me 790 punëtorë të rregullt, për t‘u rritur ndërkohë në 819 apo për 29 punëtorë më shumë. Madje numri i të punësuarve të rinj del të jetë më i madh, nëse krahasohet ky raport me atë të vitit 2017. Në raportin e vitit 2017 thuhet se deri më 31 dhjetor të po atij viti në RTK kanë qenë të punësuar 775 punëtorë. Që i bie se 2018-a e ka gjetur këtë medium publik edhe me 15 punëtorë të tjerë më shumë të angazhuar.
Vetëm për pagat e punëtorëve të rregullt RTK-ja në vitin 2018 ka shpenzuar afro 7 milionë euro. Rreth 140 mijë euro janë shpenzuar për menaxhmentin dhe 128 mijë euro për mëditjet e Bordit.
Këtij numri të punëtorëve i shtohen edhe 213 punëtorë të angazhuar me kontratë mbi vepër, apo 20 më shumë sesa që ishin në 2017. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
RTK-ja, që ankohet për mungesë të buxhetit, rrit numrin e punëtorëve
-
Përfaqësues të RTK-së ankohen për mungesë buxheti. Akuzohen nga deputeti Hoti për skemën programore
-
Boletini: RTK po rrezikohet nga borxhet rreth 1.6 milionë euro
-
Gati 500 punëtorë të RTK-së me paga 1000-1500 euro
-
Kryetari i bordit të RTK-së paralajmëron shkurtime të vendeve të punës