Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrustemi: Largimi i serbëve ishte politik, kthimi do të jetë procedural dhe ligjor

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rrustemi, ka thënë se derisa largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës ishte akt politik, kthimi i tyre në institucione do të jetë procedural, ligjor dhe kushtetues.

Rrustemi, të enjten, në emisionin “60 Minuta” të KTV-së, ka theksuar se serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në momentin kur filluan veprimet për vendosjen e ligjshmërisë në komunat veriore.

“Veprim politik është thirrja për të mos i lëshuar vendet e punës dhe largimi i tyre ka qenë akt politik, por kthimi i tyre është proces krejtësisht procedural, ligjor dhe kushtetues. Me akt politik nuk do të ketë kthim të tyre në vendet e punës”, ka thënë Rrustemi.

Sipas tij, në 18 muajt e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje ka pasur veprime dhe vendime në veri si asnjëherë më parë.

“Brenda këtyre 18 muajve të qeverisjes sonë ka pasur veprime dhe vendime në pjesën veriore si asnjëherë më parë, në luftimin e krimit të organizuar, mbi 18 operacione të qeverisë kanë qenë atje. Veprimet e policisë nuk janë të drejtuar kundër asnjë etnie por kundër paligjshmërive”, ka thënë ai.

Edhe Kurti: Pjesëtarëve serbë kemi pasur të drejtë t’u themi mos shkoni, s’kemi të drejtë t’u themi kthehuni Arbëri Kurti: Pjesëtarëve serbë kemi pasur të drejtë t’u themi mos shkoni, s’kemi të drejtë t’u themi kthehuni

Rrustemi ka theksuar se vendimi i Qeverisë për targat, ka shpërfaqur tri të vërteta për veriun.

“Ky veprimi i fundit ka shpërfaqur tri të vërteta: qe Serbia është destruktive në dialog, integrimi i strukturave të dirigjuara nga Beogradi përgjatë viteve u dëshmua se s’ka qenë asnjëherë integrim i vërtetë, dhe e treta, në momentin kur filluan veprimet për vendosjen e ligjshmërisë këto struktura u larguan”, është shprehur Rrustemi.