Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrugët në Shqipëri, të kalueshme

Normalizohet situata në të gjitha rrugët e Korçës, përfshi edhe Qafë-Thanën. Është dashur ndërhyrja e 6 borëpastrueseve për të mbajtur nën kontroll Qafë-Thanën, nga Lini deri në Prrenjas.

Trashësia e borës në majën e Qafës së Thanës ka shkuar në 30 cm.

Policia, gjatë gjithë natës nuk ka lejuar kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe të papajisurat me zinxhirë edhe për të lehtesuar punën e borëpastrueseve.

Si rezultat i kësaj pune, i gjithë aksi rrugor, të gjitha rrugët nacionale të Qarkut të Korçës janë të kalueshme përveç në zona të thella malore, ku duhen zinxhirët për të kaluar.

Ndërkohë në jug problem kanë qenë reshjet e shiut kun ë Vlorë ka pasur rritje të nivelit të ujit në disa rrugë.

Në zonën e Dukat-Orikumit të gjitha familjeve të cilet kanë banesat afër lumit të Izvorit, janë paralajmëruar që të marrin masat për largim.

Artikuj të ngjashëm