Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrugët nacionale dhe lokale, të pa pastruara

​Qytetarët kanë njoftuar se rrugët nacionale dhe ato nëpër komuna të Kosovës në këto momente janë të pa pastruara dhe kalohen me vështirësi.

Krejt kjo si shkak i reshjeve të borës gjatë ditës së djeshme dhe deri sot në mëngjes.

Njëjtë është edhe në kryeqytet. Shumica e rrugëve kryesore janë të pa pastruara, siç janë të pa pastruara edhe të gjitha ato rrugë që konsiderohen si dytësore.

Madje, edhe trotuaret janë të pa pastruara.

Artikuj të ngjashëm