Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrugët e lagjeve periferike të Pejës prej një viti pa mirëmbajtje

Fshihen e pastrohen vetëm rrugët kryesore të Pejës. Rrugët nëpër pjesët e tjera të qytetit nuk fshihen e pastrohen nga muaji maj i vitit të kaluar.

Deri në fillim të vitit të kaluar për larjen dhe fshirjen e rrugëve, mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbra, varrezave dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik ka qenë e kontraktuar kompania publike “Ambienti”, kur edhe i ka skaduar kontrata trivjeçare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe pse e pakontraktuar nga Komuna ajo ka vazhduar vitin e kaluar të ofronte këto shërbime falas, sa kanë zgjatur procedurat e tenderimit, derisa është përzgjedhur dhe kontraktuar para tre muajve operatori i ri, “Lika Trade & JLC Group sh.p.k”, për këto shërbime. Mirëpo, përveç rrugëve kryesore, nga maji i vitit të kaluar, rrugët e tjera në qytet nuk janë fshirë e pastruar më as nga “Ambienti”, që nuk ka qenë i obliguar, e as tashti nga operatori i ri, i cili ka hyrë në muajin e tretë prej që është kontraktuar.

Kur është kontraktuar operatori i ri, në Zyrën e prokurimit është thënë se ky operator sipas kontratës është i obliguar t’i fshijë, pastrojë dhe mirëmbajë edhe rrugët dhe hapësirat e tjera publike edhe nëpër lagjet e qytetit, pasi projekti me paramasa dhe llogari është i njëjtë që e ka pasur edhe “Ambienti” kur i ka ofruar me kontratë këto shërbime. Ndërsa, pagesa e punëve që kryhen, sipas menaxherit të Zyrës së prokurimit, Xhemë Berisha, bëhet në bazë të metrave katrorë që i fshijnë. Edhe numri prej 40 punëtorëve është i saktësuar në tender që duhet t’ i ketë operatori. Në listat e pagave që i dërgohen komunës figurojnë 39 punëtorë.

Drejtori i ndërmarrjes “Ambienti”, Nexhat Avdullahu, tregon se punëtorët e tij i kanë fshirë sheshet 7 ditë në javë, rrugët kryesore 5 ditë në javë dhe rrugët e lagjeve një herë në javë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.