Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rruga Kaçanik – Han i Elezit e mbyllur për kohë të pacaktuar

Hapja e magjistrales Prishtine-Hani i Elezit ende nuk e ka një kohë të saktë se kur do të jetë e gatshme për qarkullim, pavarësisht informacioneve se e njëjta do të lëshohet brenda një muaji.

Në vizitën bërë vendit ku është bllokuar magjistralja, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka thënë se pa e marrë një përgjigje nga ekspertët nuk ka një datë të saktë, por sipas tij, e njëjta do të rregullohet që të mos ndodhin më rrëshqitje të dheut.