Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrjeti i 1957-ës i vë hasianët në hall me energjinë

Sa herë që fryn era, banorët e shumë fshatrave të rajonit të Hasit përballen me orë të tëra me reduktime të energjisë elektrike dhe rrezikun nga shtyllat e rrëzuara.

Thonë se që nga viti 1957, kur ishte bërë për herë të parë shtrirja e rrjetit elektrik, nuk ka pasur riparime në rrjetin e sistemit të lartë dhe atë të ulët.

Probleme të njëjta ka edhe në rrjetin e ulët, nga i cili janë dëmtuar si bizneset e vogla ashtu edhe pajisjet shtëpiake.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se në këtë fshat janë bërë disa investime për të sanuar rrjetin e vjetër dhe të njëjtat do të vazhdojnë edhe më tutje me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të sigurta dhe cilësore.