Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rritja e prodhimeve vendore, premtim në fushatën parazgjedhore

Me premtime për rritje të prodhimeve vendore e kanë vazhduar fushatën parazgjedhore kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me kandidatin për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, raporton KTV.

Ndërsa, fermerët e Rahovecit i ka vizituar kandidati i koalicionit LDK-AKR për kryeministër, Avdullah Hoti. Fermerëve u premtoi trefishim të buxhetit për subvencione në bujqësi.

Kandidati për kryeministër i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, ka thënë se Kosovës i duhen studentë të zëshëm e të zotë.

Kurti mori pjesë në diplomimin nga arresti shtëpiak të kandidatit të “Vetëvendosjes” për deputet Atdhe Arifi.

Gjatë ditës, subjektet politike kanë zhvilluar edhe aktivitete të tjera para fushatës zgjedhore, që nis më 31 maj.