Arbëri

Rritet për 4 centë çmimi i naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka publikuar çmimin maksimal të lejuar të derivateve për 24 orë.

Çmimi i naftës është rritur për 4 centë, nga 1.72 euro sa ishte të martën, në 1.76 euro. Ndërsa i benzinës ka mbetur i njëjtë, 1.40 euro për litër.

Ndërkohë çmimi i gazit është 0.75 euro për litër.

Çmimet janë të vlefshme deri të enjten në ora 10:00.