Vendosja e taksës prej 4 centësh për një kilogram miell të importuar nga Serbia, sipas të dhënave të Shoqatës së Bujqve Prodhues të Grurit në Kosovë, ka ndikuar që sipërfaqja e mbjellë me grurë në këtë sezon të rritet për 12 mijë hektarë.
Këto të dhëna, sipas kësaj shoqate, nuk janë përfundimtare, pasi që sezoni i mbjelljeve nuk ka përfunduar ende, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTaksa e vendosur për miellin e Serbisë është mirëpritur edhe nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës. Ndërkohë që ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili e ka marrë këtë vendim, ka garantuar se nuk do të ketë rritje të çmimit të bukës, si pasojë e vendimit për të taksuar miellin e Serbisë.
Vitin e kaluar Kosova ka pasur rreth 15 mijë hektarë më pak grurë të mbjellë sesa në vitin e 2015. Një prej faktorëve që pati ndikuar në këtë ka qenë edhe importi i miellit nga Serbia... (Më gjerësisht lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.