Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit “ për periudhën tremujore TM1 2018, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin.
“Në territorin e Kosovës, kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport. Në hekurudhat e Kosovës qarkullojnë gjithsej 9 lokomotiva, prej tyre shtatë disel dhe dy trena motorikë. Lokomotivat bartin dhjetë vagonë për udhëtarë dhe 1 420 vagonë për mallra”, thuhet në komunikatë.
Në tremujorin e parë të vitit 2018 (TM1 2018), numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 17 mijë, ku krahasuar me tremujorin e kaluar, numri i udhëtarëve ishte zvogëluar për 65%.
Transporti i mallrave me tren në TM1 2018 ishte 76 mijë tonë, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 36%.
Kurse, sa i përket numrit të fluturimeve, në TM1 2018 ishin 1 560 fluturime, ose 13.70% më shumë sesa në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2017).
Edhe
Bie numri i udhëtarëve që përdorin trenin, ngrihet ai i transportit ajror
Numri i udhëtarëve, që e kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori ishte rreth 418 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2017) ka një rritje prej 16.92%.
Bazuar në kërkesën e Eurostat-it, duke filluar nga tremujori i dytë i këtij viti (TM2 2018), publikimi do të pësojë disa ndryshime, duke përfshirë të dhëna edhe nga operatorë të tjerë të telekomunikimit, në mënyre që të mbulohen të gjitha shërbimet e telekomunikimit të ofruara në vendin tonë.
-
555 mijë njerëz udhëtuan me aeroplan nga Kosova në tre muajt e fundit të 2021-s
-
ASK: Rënie e numrit të udhëtarëve në transportin hekurudhor dhe ajror gjatë tremujorit të tretë të 2020-s
-
Rënie drastike e udhëtimeve me tren e me aeroplanë në Kosovë në tremujorin e dytë
-
Rritet numri i pasagjerëve dhe i transportit të mallrave me hekurudhë