Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rritet numri i nxënësve në arsimin parashkollor

Dhomat e mësimit parafillor në shkollat e Pejës sivjet janë me më shumë fëmijë sesa në vitet e kaluara.

Në disa shkolla, po të kishin pasur hapësirë do të pranonin dyfishin e fëmijëve krahasuar me vitet e kaluara, shkruan sot Koha Ditore.

Njëra prej këtyre shkollave është edhe shkolla fillore “Asdreni”, e cila në tri klasat parashkollore në aneksin e ri të ndërtuar para dy vjetëve, ka pranuar rreth 20 fëmijë më shumë se vitin paraprak. Kjo shkollë ka pranuar mbi normën e regjistrimit.

Tri mësuese janë dhe secila ka në paralele mbi 35 nxënës parashkollorë.

Kërkesat për regjistrim në parashkollorë në këtë shkollë, sipas saj, janë rritur edhe për shkak të hapësirave e kushteve të reja moderne të mësimit, si dhe punës së stafit mësimor. Përveç në shkollat fillore në qytet, rritje e numrit të fëmijëve në parashkollorë është shënuar edhe në shkollat fillore në pjesët rurale. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)