Është rritur numri i ankesave në Këshillin për Mbrojtjen e Konsumatorëve në Ministrinë e tregtisë dhe Industrisë.
Ky Këshill mbajti konferencë për media lidhur me aprovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit nga Parlamenti i Kosovës, për realizmin e programit për mbrojte dhe zgjerimi i Këshillit me anëtarë të rinj për mbrojtje të konsumatorit.
Kryetari i Këshillit, Sherif Fejzullahu, tha se ky këshill ka një mision për vetëdijesimin e konsumatorëve për raportimin e abuzimit ndaj konsumatorit.
“Ligji i miratuar garanton konsumatorin për ruajtjen e shëndetit të tyre”, ka thënë ai, duke shtuar se ka shtim të ankesave për 70 për qind nga ana e konsumatorëve për abuzim ndaj tyre, raporton KsP.
Sipas tij, 142 ankesa janë pranuar për gjashtë muajt e fundit. Ai ka shtuar se është obligim ligjor që vetëdijesimi i konsumatorëve të futet në programe mësimore nëpër shkolla.
“Më së shumti ka ankesa ndaj autoritetit të shërbimeve elektronike, postare, dhe vetëm ndaj Bankës Qendrore të Kosovës janë tetë ankesa, ka ankesa ndaj autoriteteve për shërbime të ujit, të energjisë dhe të tjera”, ka thënë Fejzullahu.
Edhe
Për çfarë dhe te kush ankohen më së shumti konsumatorët
Anëtari i këtij Këshilli në MTI, Selatin Kaçaniku, njëherësh edhe kryetar i shoqatës “Konsumatori”, ka folur për ligjin në fjalë dhe për gjendjen aktuale të konsumatorëve. Ai vlerësoi se ligji garanton sigurinë e konsumatorëve.
Ky Këshill ka shtatë anëtarë aktualisht dhe së shpejti do të jenë pjesë edhe disa përfaqësues të shoqërisë civile.
-
Është rritur numri i ankesave të konsumatorëve në Kosovë, janë trajtuar vetëm gjysma e tyre
-
Rritet numri i ankesave të konsumatorëve, tetë ankesa vetëm për banka
-
Mbi 1.500 ankesa të konsumatorëve në gjashtë muaj, shumica për energjinë elektrike
-
Ankesa për çmimet e larta, qytetarët thonë se me vështirësi po i përballojnë shpenzimet