Ekonomia Online - Numri i udhëtimeve ndërkombëtare të autobusëve është rritur këtë vit. Për këtë kërkohet që inspektimet të bëhen ditore.
Inxhinieri i komunikacionit, Bekim Ahmeti, ka thënë se është e rëndësishme që të kontrollohen oraret e itinerareve të kompanive të autobusëve, për të parë nëse kanë shofer të mjaftueshëm për udhëtime të gjata.
“Siç dihet pas aksidentit në Kroaci rasti është përhap sa që ka dal në pah që kompanitë zakonisht i shfrytëzojnë punëtorët zakonisht shoferët, dhe për këtë është dashtë me marr masa më të rrepta në aspektin e kontrollimit të kompanive të autobusëve apo operatorëve transportues në kohën e pushimeve, kohëve të ngasjes e kështu me radhë”. “Ish dashtë të kishte kontrolle, dhe jo të vetëdijesohemi pasi ndodhin rastet. Nuk e di çfarë masa ka marrë ministria e Punëve të Brendshme dhe ministria e Transportit, çfarë masa ka marrë besoj që ka marr masa të duhura. Ish dashtë që të gjitha kompanive të merren oraret itineraret e të shikohet se në çfarë gjendje janë shoferët për momentin dhe në çfarë gjendje janë në të kaluarën”, deklaroi ai.
Në një përgjigje me shkrim nga Inspektorati i ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës thonë se bëjnë inspektime në bazë të planeve mujore dhe në rastet kur kanë ankesa nga palët e treta.
“Sa i përket transportit rrugor të udhëtarëve (transportit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar) inspektohet vazhdimisht, gjithmonë brenda kapaciteteve tona inspektuese. Gjatë inspektimeve, me procesverbal konstatohet gjendja reale me të cilën një kompani transportuese operon dhe varësisht prej shkeljeve merren edhe veprimet ndëshkuese sipas dispozitave ligjore që e rregullojnë fushën e transportit rrugor. Zakonisht shqiptojmë: Masa administrative (vendime për eliminim të parregullsive) dhe Masa kundërvajtëse (gjoba mandatore)”, thuhet në përgjigje.
Ndërsa, Ahmeti thotë se inspektimet duhet të jenë ditore.
Edhe
Gjoba për shoferët e autobusëve që nuk ndalen në stacionet e përcaktuara
“Inspektime duhet të jenë ditore e javore, e jo mujore e vjetore, sepse komunikacionin e ndajmë në komunikacion të përhershëm dhe atë sezonal… Zakonisht i kemi dy lloj flukse të mëdha të komunikacionit gjatë ndërrimit të fundvitit dhe të pushimeve verore, dhe në këto kohë duhet të ketë kontrolle të rrepta. Ndërsa kontrolle të vazhdueshme duhet të ketë në çdo sezon”.
Në anën tjetër, kryeshefi i “Stacionit të Autobusëve”, Luan Hoti, tha se ka pasur ngritje të udhëtimeve ndërkombëtare këtë vit.
Tutje, ai tha se inspektorati i komunikacionit vjen shpesh në stacionin e autobusëve në Prishtinë.
-
Vjetërsia dhe mbingarkesa me udhëtarë, sjellin telashe për autobusët e “Trafikut Urban”
-
Rama për biletat ditore: 10 mijë udhëtarë më shumë në ditë po përdorin Trafikun Urban
-
Aksion ndaj autobusëve të Podujevës e Lipjanit, paralajmërohen gjoba e sekuestrime
-
Ministria e Infrastrukturës: Do ta mbikëqyrim zbatimin e vendimit për biletat e autobusëve