Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rriten temperaturat në Shqipëri

Orët e para të ditës në Shqipëri nisin me kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin më të theksuara në ekstremin verior dhe veriperëndimor por pa rrezikuar shira. Ndërsa, gjatë pasdites pritet përmirësim i situatës atmosferike duke sjell mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin me praninë e vranësirave të lehta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit pësojnë rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit.

Por mesdita nuk sjell ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10 në 28°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.

Artikuj të ngjashëm