Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rriten të hyrat tatimore direkte me 57.3 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar sa i përket llojit të tatimeve, vërehet rritje më e lartë e të hyrave tatimore direkte, të cilat arritën vlerën prej 57.3 milionë euro me 7.8 për qind rritje, pasuar nga të hyrat tatimore indirekte të cilat arritën vlerën prej 252.6 milionë euro, me 2.1 për qind rritje.

“Rritje edhe më e lartë e të hyrave buxhetore prej 14.9 përqind është shënuar tek të hyrat jo-tatimore, që në TM1 2017 arritën vlerën prej 44.9 milionë euro”, thuhet në raportin e Vlerësimit Tremujor të Ekonomisë të BQK-së, transmeton televizioni publik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të hyrat buxhetore në TM1 2017 arritën vlerën neto prej 339.4 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore rreth 3.1 për qind. Në të njëjtën periudhë, shpenzimet buxhetore2 arritën vlerën prej 333.4 milionë euro që paraqet një rritje vjetore rreth 2.1 përqind. Rrjedhimisht, buxheti i Kosovës regjistroi bilanc primar buxhetor prej 5.9 milionë euro krahasuar me bilancin prej 2.8 milionë euro në TM1 2016”, thuhet në raportin e Vlerësimit Tremujor të Ekonomisë të BQK-së.

Sa i përket shpenzimeve, pothuajse të gjitha kategoritë u karakterizuan me rritje përveç mallrave dhe shërbimeve të cilat shënuan rënie. Shpenzimet qeveritare për paga dhe mëditje shënuan rritje prej 0.6 për qind dhe arritën vlerën prej 136.6 milionë euro. Subvencionet dhe transferet po ashtu shënuan rritje për 9.2 pë rqind dhe arritën vlerën prej 108.2 milionë euro. Investimet kapitale, të cilat përfaqësojnë rreth 16.8 për qind të gjithsej shpenzimeve buxhetore, shënuan rritje prej 9.9 për qind dhe arritën vlerën 56.2 milionë euro. Shpenzimet qeveritare për mallra dhe shërbime shënuan rënie për 0.8 për qind dhe arritën vlerën prej 33.9 milionë euro.