225 gra kanë humbur jetën për shkak të kancerit të gjirit gjatë vitit 2021 në Shqipëri.
Ka pasur raste edhe në moshë shumë të re, por atëherë kur vdekjet e parakohshme për shkak të kësaj sëmundje patën shënuar rënie për disa vite, pandemia e Covid-19 prishi të gjithë ekuilibrat si në diagnostikim të hershëm dhe në vazhdimësinë e trajtimeve .
“Duhen analizuar me kujdes vitet e pandemisë pasi kemi një rritje të lehtë”– tha Alban Ylli nga Instituti i shëndetit publik
Nuk janë të rralla rastet me kancer gjiri që diagnostikohen në moshën 20 – 30 vjeçare por ekspertët thonë se kjo vjen për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit për t’u kontrolluar ndërkohë që mosha e mesatare e kancerit të gjirit sipas tyre ka një prirje për t’u rritur për shkak të plakjes së popullatës.
“Mosha mesatare është 57- 58 vjeç”- tha Alban Ylli.
Muaji tetor konsiderohet muaji i fjongos rozë ku një pjesë e grave rendin për të bërë kontroll, por ekspertët e shëndetit bëjnë thirrje që kontrollet të bëhen gjatë gjithë vitit e jo vetëm në tetor.
-
Diagnostikimi me kancer të gjirit shënon rritje te gratë nën moshën 50 vjeçe
-
Studimi: Kontrollet për kancer s’po i identifikojnë rreziqet te shumica e britanikeve nën 50 vjeç
-
Rritet numri i rasteve me kancer të gjirit krahasuar me vitin e kaluar
-
Stili i jetesës, arma më e fortë kundër kancerit të gjirit
-
Rritet numri i rasteve të kancerit të lidhura me obezitet te të rinjtë