Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rriten përpjekjet për funksionalizimin e pikëkalimit "Stançiq – Bellanoc"

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, komisioni mikst i ekspertëve të përbashkët të Kosovës dhe Maqedonisë, kanë zhvilluar takimin e radhës, në të cilin u diskutuan temat rreth ecurisë dhe mbarëvajtjes së punëve rreth përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme për fillimin e ndërtimit të objektit të pikëkalimit të përbashkët kufitar "Stançiq – Bellanoc".

Në kuadër të këtij takimi janë shqyrtuar të gjitha veprimet e ndërmarra nga komisioni, si dhe u diskutuan edhe çështjet e bashkërendimit të aktiviteteve të përbashkëta për funksionalizimin sa më të shpejtë të këtij pikëkalimi të përbashkët kufitar, thekson njoftimi.

Të dyja palët u dakorduan që të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme para mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.