Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka përshëndetur vendimin e sotëm të Gjykatës Themelore të Ferizajt, e cila e ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitajt, në nëntor të vitit 2015.
“Duke qenë dëshmitarë se kohën e fundit janë bërë publike një numër tejet shqetësues i rasteve të dhunës fizike dhe seksuale ndaj grave, vendime të tilla, si ky sot, sjellin një fije shprese se dhuna dhe vrasjet e grave dënohen, pa kompromis e pa asnjë arsyetim të vetëm” është thënë në njoftimin e RrGK.
Më tutje në këtë njoftim thhet se raporti i fundit i kësaj organizate vë në pah edhe një herë se dënimet për ushtruesit e dhunës me bazë gjinore janë të ulëta, se ka prirje të “fajësimit të viktimës”, si dhe zyrtarët policor më shpesh e dërgojnë viktimën në strehimore sesa që fillojnë procedurat ndëshkimore ndaj ushtruesit të dhunës.
“RrGK zotohet se do të vazhdojë përpjekjen tashmë disa dekadash të monitorimit të reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore, duke u përpjekur për parandalimin e dhunës ndaj grave, si dhe duke përmirësuar mbështetjen institucionale dhe publike për personat të cilët kanë përjetuar dhunë” është thënë në njoftimin e RrGK-së.
-
RrGK: Të kthehet në fuqi burgimi i përjetshëm për vrasësin e Donjeta Pajazitajt
-
Në 14 vjet, 58 gra të vrara në Kosovë
-
Naser Pajazitaj i refuzon 61 mijë euro dëmshpërblim nga KGJK-ja, kërkon 1 milion
-
Publikohet aktgjykimi me të cilin u lirua i dënuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt
-
Haxhiu: Është paradoksale ajo që ka ndodhur me rastin e Donjeta Pajazitajt