Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrëzimi i Qeverisë e ka shtyrë në pafundësi ratifikimin e demarkacionit, thotë Hyseni

Rrëzimi i Qeverisë ka shtyrë në pafundësi ratifikimin e demarkacionit, sipas anëtarit të LDK-së, Skënder Hyseni.

Ai në Rubikon të KTV-së theksoi se kjo çështje është përdorur skajshmërisht si pretekst.

Hyseni thotë se ky mocion nuk e ka dëmtuar LDK-në si parti politike.

Por ai ka thënë se PDK-ja vendosi që të shkojë në zgjedhje për motive politike.

“Është legjitime që PDK të thotë se jemi të interesuar të ketë zgjedhje nacionale, por kjo është joparimore”, ka thënë ai.

Hyseni përmendi takimin e fundit e kryeministrit në largim Isa Mustafa me ambasadorin amerikan Greg Delawie. Hyseni thotë se votat për demarkacion ishin të sigurta.

Edhe PDK-ja e LDK-ja pajtohen për rrëzimin e qeverisë para mocionit Arbëri PDK-ja e LDK-ja pajtohen për rrëzimin e qeverisë para mocionit

“Ditëve të fundit, takimi i fundit i kryeministrit Mistafa ku ka qenë edhe Delawie, më është transmetuar që përveç një ose dy votave që mund të ishin kontestuara, të tjerat ishin të sigurta”, ka thënë ai.

Interes i të dyja palëve ishte ratifikimi i marrëveshjes, theksoi Hyseni.